Ronaldo flet për të ardhmen: Çfarë do që vjen do jetë më e mira

Cristiano Ronaldo më në fund ka thyer heshtjen duke folur për të ardhmen, pas raportimeve se do largohet nga Torino.

Ronaldo është me Portugalinë tani në Kampionatin Evropian duke synuar të përsërisë suksesin e vitit 2016, transmeton lajmi.net.

I pyetur për të ardhmen, Ronaldo tha se çfarë do vijë është më e mira, por mbetet i fokusuar te “Zonja e Vjetër”.

“Jam duke luajtur në vitet më të mira, kjo nuk do këtë ndryshim te unë në Kampionatin Evropian, jam 26-vjeçar tash”.

“Çfarë do vijë do jetë gjëja më e mirë për mua. Tani jam i fokusuar në turne”.

“Mungesa e Cancelos nuk do jetë faktor i madh, duhet të fokusohemi te dikush tjetër. Është turp që është pozitiv, nuk biseduam për COVID-19, jemi lodhur, tani jemi duke jetuar me të. Jemi të fokusuar në sfidë, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”.

“Mund të luajë ku do që i nevojitem skuadrës, kjo është gjëja më e rëndësishme, jo pozicioni që ndoshta preferojë. Gjëja më e rëndësishme është të japësh kontribut që skuadra të fitojë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, PSG mund të jetë destinacioni i radhës për CR7.


Shtuar 14.06.2021 17:48

Tags: ,