Mbrojtja i jep fitoren, Inter në krye të tabelës (VIDEO)

Inter ka marrë një fitore me shumë peshë mbrëmje ndaj Lazios me rezultatin e ngushtë 2-1.

Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me një predhë të Bastonit në minutën e 30-të.

Pesë minutë më vonë ishte italiani Immobile i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër dhe shënoi golin e barazimit.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim edhe pse zikaltërit kanë dominuar.

Në pjesën e dytë Inter kalon në avantazh me Skriniar në minutën e 67-të.

Bastoni krosoi një top mjaftë të bukur në drejtim të Skriniar i cili ky i fundit nuk gaboi me kokë.

Inter tashmë merr kreun me 49-të pikë edhe pse me një ndeshje më pak./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.01.2022 22:42