Inzaghi: Roma është ekip i fortë, sot duhet të kemi dëshirë për hakmarrje pas humbjes në derbi

Inter do të përballet sot në mbrëmje për çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Romës në Meazza.

Simone Inzaghi ka folur para kësaj ndeshjeje në një konferencë për shtyp.

“Roma është një ekip i fortë, një ekip i vështir për këdo. Ata kanë lojtarë cilësor dhe një trajner si Mourinho, një ndër më të mirët.

Ne duhet të jemi të përgatitur psikologjikisht për këtë sfidë, duhet ta lejmë pas atë humbje të pamerituar në derbi dhe të hakmerremi ndaj humbjes duke fituar sot.

Dhe Roma nuk vjen me moralin e ngritur ashtu sikur ne, pasi ata morën një barazim me Genoan në fundjavë.

Unë jam me fat që kam një ekip të fortë dhe konkurrues që ma kanë treguar që në fillim të vitit. Ne vijmë nga një humbje në derbi, dhe djemtë duhet të tregohen racional dhe të tregojnë inat dhe vullnet për të vazhduar fitoret, ka ende kohë deri në fundin e kampionatit,” kështu është shprehur për “Sportmediaset” Simone Inzaghi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.02.2022 09:37