Marca: Man United liron falas në qershor Pogba?

Aventura e Paul Pogba te Manchester United mund të konsiderohet e përfunduar.

Kështu të paktën shkruan Marca, sipas së cilës, në fakt, United do të kishte vendosur të ndërpresë negociatat për rinovimin e francezit dhe për rrjedhojë do ta linte të largohej në qershor si transferim i lirë.

Pogba, i cili do të ketë lirinë për të kërkuar një klub tjetër, nga Real Madridi, gjithmonë i interesuar për francezin, edhe nëse Florentino Perez nuk do të ishte entuziast për investimin e mundshëm. /albeu.com/


Shtuar 19.11.2021 17:57

Tags: ,