Putin thirrje perëndimit ndërsa vazhdon sulmin në Ukrainë: Mos na vendosni më shumë sanksione

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar ata që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë “të mos e përkeqësojnë situatën” duke vendosur më shumë kufizime ndaj vendit të tij.

Presidenti rus po fliste në një takim qeveritar të transmetuar në kanalin e lajmeve Rossiya 24 të kontrolluar nga shteti.

“Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë,” pohon Putin.

Ai thotë se qeveria e tij nuk e sheh të nevojshme që fqinjët e saj të ndërmarrin veprime të mëtejshme që do t’i përkeqësojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Unë them se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht”, shtoi ai.

Kjo deklaratë  vjen ndërsa ministrat e jashtëm nga e gjithë Perëndimi mblidhen në Bruksel për të shqyrtuar se si të mbajnë presionin ndaj Rusisë.

Putin gjithashtu përsërit pretendimin e tij të mëparshëm se të gjitha veprimet e ndërmarra nga ushtria ruse deri më tani janë bërë “ekskluzivisht në përgjigje të disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse./albeu.com


Shtuar 4.03.2022 12:39