Tensione në Kuvend: Ruçi nxehet me Hajdarin, ndërpret seancën

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën për 15 minuta, pas bllokimit që deputetja Rudina Hajdari i ka bërë foltores.

“U lutem që ti thërrisni koshiencës tuaj, seanca ndërpritet për 15 minuta”, u shpreh Ruçi, që shtoi se kjo është hera e parë që kjo situatë ndodhë nga një deputete femër.

“Shumë mirë që keni të drejtën për të bërë replikë. Por keni 10 minuta që zaptoni foltoren e Kuvendit dhe duhet të dini ç’masa merren. Është hera e parë që një zonjë deputete bllokon foltoren.

Uluni zonja Hajdari. Edhe njëherë ju bëj apel, ndërpres seancën cerek ore që ti thërrisni koshiencës tuaj se jeni në kundërshtim me rregulloren”, u shpreh më tej Ruçi.

Në fjalën e saj Hajdari ka kërkuar që të ndërpritet seanca plenare, dhe të mos kalojnë ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor.


Shtuar 5.10.2020 10:22