U qëllua në makinë, zbulohet emri i të riut që iu bë atentat në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur me armë zjarri tek Komuna e Parisit, ku ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Redi Balla, i cili është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten në këtë zonë.

Nga sa mësohet 22-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe nuk rrezikon jetën.

Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por duket si një skemë e mirëorganizuar nga ana e atentatorëve, të cilët kanë shfrytëzuar një moment kur vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe uniformave blu ka qenë e fokusuar te ndeshja e Shqipërisë.


Shtuar 12.10.2021 23:37