Andi e Melisa të lidhur gjatë gjithë kohës, flet për herë të parë Fationi (FOTO LAJM)

Para se Fationi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen” hodhi akuza të forta kundrejt Melisës. Ishte i pari ai që ngriti dyshime për lidhje të fshehtë mes saj dhe Andit e madje Fationi u shpreh i bindur se ata të dy kishin kryer marrëdhënie bashkë.

Asokohe Melisa nuk e pranoi këtë gjë, madje u shpreh se për shkak të akuzave të pavërteta të Fationit kishte debatuar edhe me të ëmën e se nuk fliste më me të.

Si përfundim doli se fjalët e Fationit kishin qenë të vërteta, duke qenë se vetëm pak ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan publikisht marrëdhënien e tyre. Melisa publikoi këngën e re “Leje” dhe videoklipi mbyllet me një puthje pasionante mes saj dhe Andit.

Por çfarë ka për të thënë Fationi tani që fjalët e tij u vërtetuan?

Dikush ka shkruar në Instagram se i vjen keq që Fationin nuk e besuam atë kohë, sepsen jë pjesë e publikut ju kthye kundra për akuzat që hodhi kundrejt Melisës. Kështu, Fationi është detyruar të flasë në lidhje me këtë çështje e t’i japë fund një herë e mirë.

Ai shprehet se është i lumtur që nëna e Melisës e ka kuptuar se ai nuk ka gënjyer dhe i ka uruar çiftit  sa më shumë fat, shkruan iconstyle.

“S’dua të merrem me këtë çështje, sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që edhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thosha të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën… mori vesh që si kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”, shkruan Fationi.