Përveç divorcit, 11 fakte që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë, Bill Gates

Lajmi i divorcit të Bill dhe  Melinda Gates, pas 27 vitesh martesë ka ngjallur interes në mbarë botën, sidomos se si do të ndahet pasuria e tyre marramendëse.

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, është njeriu i katërt më i pasur në botë me një vlerë neto prej 146 miliardë dollarësh. Më poshtë ju listojmë 11 fakte interesante rreth jetës dhe pasurisë së Bill Gates:

1. Pasuria e Bill Gates është rritur me 41 miliard dollarë vitin e fundit.

Në maj të vitit 2020, vlera neto e pasurisë së Gates u vlerësua në 105 miliardë dollarë.
Gates është 70 miliardë dollarë më i pasur se  5 vite më parë.

2. Gates vlerësohet të jetë duke fituar 4,630 dollarë për sekondë.

3. Nëse Gates do të shpenzonte 1 milionë dollarë në ditë, do t’i duheshin rreth 400 vjet për të shpenzuar pasurinë e tij , sipas vlerësimeve të Business Insider.
Edhe pse ai i lejon vetes disa lukse, të tilla si blerja e një avioni privat ose një shtëpi e madhe prej 125 milionë dollarësh në Uashington, Gates dihet se është modest në shpenzimet e tij.

4. Gates është 66% më i pasur se familja mbretërore britanike

5. Edhe pse Gates e bëri pasurinë e tij duke bashkëthemeluar Microsoft me Paul Allen, në 2019 ai zotëronte vetëm 1.3% të kompanisë , një përqindje që i sjell ende 146 miliardë dollarë.

6. Gates mbeti njeriu i katërt më i pasur në botë , megjithëse ka ndarë mbi 41 miliardë dollarë për bamirësi.

7. Ai është aq i pasur sa që kostoja mesatare $ 1 e një qytetari mesatar amerikan është ekuivalente me $ 1.2 milion për Gates.

8. Vlera neto e aseteve të Gates është më e lartë se PBB-ja e Luksemburgut, Estonisë dhe Bolivisë së bashku

9. Gates është më i pasur se njerëzit më të pasur në Azi dhe Kinë, edhe nëse ata bashkojnë  pasuritë e tyre. Njeriu më i pasur në Azi është biznesmeni indian Mukesh Ambani me një pasuri prej 74.7 miliardë dollarësh.Kinezi më i pasur është Zhong Shanshan me pasurinë e tij të vlerësuar në 66.3 miliardë dollarë.

10. Gates mund t’i jepte 15 dollarë çdo personi në planet (popullsia botërore vlerësohet të jetë 7,874,758,042) dhe atij do t’i mbeteshin 28 miliardë dollarë.

11. Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore të SHBA-së, një i diplomuar mesatar amerikan do të fitojë rreth 2.2 milion dollarë gjatë jetës së tij.Gates do t’i bëjë këto para në pak më shumë se 28 minuta.


Shtuar 5.05.2021 19:50