Punëtori humb jetën aksidentalisht, dy të arrestuar në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona të cilët janë përfshirë në një sherr së bashku me dy persona të tjerë.

Sipas policisë, u arrestua S. K., 55 vjeç dhe M. K., 18 vjeç pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 1 Sarandë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë.

Si pasojë janë dëmtuar me sende të forta shtetasit O.A dhe F.N, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.


Shtuar 21.08.2020 10:21