Familja Berisha “non grata” në SHBA, reagon për herë të parë Armina: Shëndeti mbi të gjitha! (FOTO LAJM)

Partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Armina Mevlani ka reaguar për herë të parë në lidhje me shpalljen “non grata” të familjes Berisha nga SHBA.

Me anë të një përgjigje në “Insta story”, Armina shkruan se pavarësisht këtij vendimi, e rëndësishme për të është shëndeti dhe çdo gjë tjetër (duke përfshirë edhe shpalljen non-grata” rregullohet.

Pyetje: Sorry për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mir

Përgjigje: Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj.

Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon.

Rikujtojmë se vendimi i DASH përfshinte vetëm familjen Berisha duke lënë jashtë këtij “bllokimi” blogeren Mevlani dhe dhëndrin Malltezi. /albeu.com/