EMA i jep “dritën jeshile” dozës së tretë

Autoriteti përgjegjës i Bashkimit Evropian për ilaçet, EMA, dha dritën jeshile për dhënien e dozës së tretë të vaksinës së Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 tek mosha mbi 18 vjeç.

Agjencia Evropiane e Barnave tha sot se njerëzit me imunitet të dobët do e kenë të nevojshme marrjen e një doze shtesë të cilën mund ta marrin 28 ditë pas të dytës.

Disa shtete në Europë e kanë filluar dhënien e dozës së tretë.

Studimet kanë treguar se një dozë shtesë e këtyre vaksinave rrit aftësinë për të prodhuar antitrupa kundër Covid-19 te pacientët me transplant organesh dhe një sistem imunitar të dobësuar. EMA do të vazhdojë të monitorojë çdo të dhënë që del mbi efektivitetin e saj./albeu.com