Messi-Busquets-Suarez mund të luajnë së bashku sezonin e ardhshëm

Dihet tashmë se vitet e fundit, kampionati amerikan i futbollit ka mbledhur shumë yje të futbollit, ku këta të fundit e shohin edhe si destinacionin ideal për të mbyllur karrierën.

Në Major League Soçe (MLS), vitet e fundit kanë luajtur yje si Frank Lampard, Andrea Pirlo, Zlatan Ibrahimovic, David Villa, Giovinco, Dos Santos, Chicharito etj.

Nga Spanja raportohet se Inter Miami, i cili ka si president David Beckham, po mendon të transferojë treshen e cila ka luajtur te Barcelona.

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Sergio Busquets me shumë mundësi mund të transferohen sezonin tjetër në MLS për të luajtur dhe vitet e tyre të fundit të futbollit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.02.2022 12:44