Sadio Mane është njeri i madh, e konfirmon me gjestin ndaj Salah

Sadio Mane e ka treguar herë pas here që nuk është vetëm një futbollist i madh, por edhe njeri i madh. Herë pas here ai ndihmon komunitetin e tij në Senegal, ndërsa tani ka bërë një gjest tjetër fantastik.

Mane fitoi para disa ditësh Kupën e Afrikës dhe i gjithë Senegali u çua në këmbë duke festuar. Sulmuesi ndërkohë ka bërë një kërkesë nga Liverpool që të mos bëjnë asnjë ceremoni para ndeshjes me Norwich për këtë arritje të tij me kombëtaren.

Kjo kërkesë e Mane është bërë në respekt të shokut të tij të skuadrës, Mohamed Salah, të cilin senegalezi e kishte rival në fushën e blertë në finalen e Kupës së Afrikës kundër Egjiptit. /h.ll/albeu.com


Shtuar 19.02.2022 21:35