Getinjo shkrin së qeshuri fansat, s’do ta besoni çfarë i ka bërë karantina pamjes së reperit (FOTO LAJM)

Karantina i ka bërë të gjithë personazhet e njohur të krijojnë një sërë ‘look-esh’ në shtëpit gjatë qëndrimit në të. Ata që e kanë shprehur më shumë bezdisjen e këtyre momenteve, kanë qenë meshkujt, të cilët nuk kanë mundur t’i shkurtojnë flokët si zakonisht.

Së fundmi ka qenë reperi i njohur, Getinjo i cili ka publikuar një foto e cila ka shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit e tij.
Në të reperi shfaqet me flokët bishta bishta, njëjtë si fëmijët e vegjël.

Komentet e fansave kanë qenë të ndryshme e midis tyre janë dalluar dhe ato të Kidës dhe Mozzik, të cilët kanë nisur të bëjnë shaka me pamjen e Getinjos.


Shtuar 17.04.2020 07:33