EMRAT/ Policia operacion të beftë në Vlorë, arrestohen 5 persona

Policia, orët e para të ditës së sotme, ka zhvilluar një operacion të beftë në Vlorë. Burime bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar 5 shtetas të cilët janë me precedent penal dhe akuza për trafik klandestinësh.

Mësohet se ky aksion i befasishëm i policisë në Vlorë është zhvilluar për llogari të Krimeve të Rënda.

Janë arrestuar: Paulin Koci, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj, Qazim Ismaili, për trafikim klandestinesh.

Qyteti bregdetar është një nga zonat me kriminalitet më të lartë në vend./albeu.com

 


Shtuar 19.01.2022 08:21