Rama e vlerësoi, reagon Pjerin Ndreu: Jam një kryebashkiak ekselent dhe një shembull për të gjithë

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, është shprehur se është një kryebashkiak ekselent dhe një shembull për të tjerët.

Pjerin Ndreu ka folur pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me kryebashkiakët duke i lënë një sërë porosish sa i përket kujdesit ndaj mjedisit.

Kryebashkiaku i Lezhës tha se është ekselent dhe shembull për të gjithë.

“Të të vlerësojë kryeministri është mirë dhe nuk është se nuk më vjen mirë.

Mendoj se në Lezhë nuk është ajo situatë përfekte por ka gjëra për të zgjidhur akoma. Kemi bërë një skemë bashkë me administratorët, kryepleqtë për të ndërtuar një mënyrë menaxhimi, etj.

Ka një problem me edukatën qytetare, disa e kanë problem të disiplinohen, të mos hedhin gjëra nga dritarja e në tokë.

Ne kemi shfrytëzuar studentët ekselentë dhe kanë reaguar ndaj qytetarëve të tillë. Janë model për mënyrën se si po përshtaten. Ose duhet të najapin ne grant që të shtojmë punonjësit dhe të merremi me këto akset kombëtare.

Është e pamundur ta marrim ne në dorë me këto burime.

Nuk kam pse i jap leksion askujt, jam një shembull, ka plot të tjerë nuk jam vetëm unë.

U evidentua duke qenë se jemi në bregdet, dhe është problem sezoni turistik. Prandaj është problem, por mos të harrojmë koston që na shtohet”, tha Ndreu./albeu.com/