Vodhi xhiron e ditës në një dyqan në Patos, arrestohet brenda pak orësh autori (VIDEO)

Një person ditën e sotme ka vjedhur një sasi parash në një biznes në Patos. Disa orë pas vjedhjes policia ka lokalizuar dhe më pas arrestuar autorin e ngjarjes, F. G., 26-vjeç, i dënuar dhe më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Vodhi i maskuar një sasi parash në një biznes në Patos dhe u largua, por brenda një kohe të shkurtër, u identifikua dhe u vu në pranga nga Policia.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “29 Marsi”, Patos, një shtetas i maskuar kishte marrë një sasi parash në dyqanin e shtetasit K. S dhe ishte larguar, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar  shërbimet e Stacionit të Policisë Patos bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin F. G., 26 vjeç, banues në Patos, (i dënuar me parë për vjedhje).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 15:46

Tags: ,