Asnjë viktimë sot nga Covid-19 në Kosovë, rriten rastet e reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me koronavirus, nga 2.668 testime dhe asnjë viktimë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 119 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.107.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 2.250 të vdekur, 107.583 të infektuar, 104.988 të shëruar dhe 646.620 testime.

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 3.205 persona kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës./albeu.com


Shtuar 15.06.2021 15:08