Vrasja e Lames dhe Saliut, SPAK kërkoi zgjatjen e hetimit me tre muaj

Prokuroria e Posaçme shtyn hetimet për 7 të akuzuarit e vrasjes së Lames dhe Saliut.

Dosja e këtyre vrasjeve në fjalë u rihap 15 vite më vonë bazuar në dëshminë e të penduarit Luftar Reçi.

Tashmë të akuzuarit, Emiliano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe vetë Luftar Reçi, do të hetohen edhe për dy muaj e gjysmë të tjerë./albeu.com/