Çdo të bëhet me marrëveshjen detare, zoti ministër i jashtëm?
Albeu.com
Marrëveshja për delimitimin e kufijve detarë mes Shqip">Shqipërisë e Greqisë, e lidhur mes dy qeverive, është hedhur poshtë nga Gjykata jonë Kushtetuese. Rrjedhimisht, ajo marrëveshje është njësoj sikur të mos ekzistonte, dhe në këto rrethana, deri në rinegociimin e një marrëveshjeje të re, gjërat mbeten ashtu siç kanë qenë para se të lidhej ajo marrëveshje. Shkurt, sot për sot nuk ka një marrëveshje mbi kufijtë detarë mes Shqip">Shqipërisë e Greqisë.

Mirëpo, ministri i Jashtëm grek ka deklaruar më 7 korrik, në Parlament, se Greqia do të ecë përpara me zbatimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2009, në Tiranë, nga Lulzim Basha e Dora Bakojanis, që të dy ministra të Jashtëm të vendeve respektive në atë vit. Në Tiranë nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar lidhur me atë deklaratë të ministrit të Jashtëm grek. Ka pasur reagime nga njerëz të politikës e të medias, por jo nga qeveria. Madje, kjo e fundit duket sikur është vënë në punë për të krijuar një kontekst të caktuar gjeopolitik, në të cilin të duket e arsyeshme, dhe legjitime, nënshkrimi i një marrëveshjeje të ngjashme me të parën, në mos idem me të parën.

Në fakt, ka ca kohë që po flitet për rinegociimin e asaj marrëveshjeje. Nuk do të duhej të kish ngut pas refuzimit të parë plot bujë që i bëri Gjykata Kushtetuese, por ja që dikush paska ngut. Në fillim u fol me drojë këtu brenda, por tani droja po u ikën, dhe nga “angazhimi për të krijuar grupet e punës me porosi të Kryeministrit” po kalohet – këtë e denonconte në një shkrim të vetin në numrin e djeshëm të “Gazetës Shqiptare” Shaban Murati – te një blof i madh, sipas të cilit: 1. projekti i gazsjellësit TAP është me rëndësi jetike për Shqip">Shqipërinë; 2. kalimi i këtij gazsjellësi nga Shqip">Shqipëria është në dorë të Greqisë dhe 3. ka një ndërvarësi midis pjesëmarrjes sonë në TAP dhe marrëveshjes detare me Greqinë”.

Në fakt, kjo ‘ide mbi këtë ndërvarësi’ ka ca kohë që qarkullon në mjediset mediatike e politike të Tiranës. Afërmendsh, nuk e ka shprehur askush si një qëndrim zyrtar (blofi është blof, e nuk përmendet; përkundrazi, maskohet; ndryshe, çfarë blofi do të ishte?), por deri tek ideja se Greqia ka në dorë që Shqip">Shqipëria të jetë pjesë e projektit TAP është shkuar fare pa të keq, dhe për ta ilustruar këtë gjë, Sh.Murati i referohet një deklarate të ministrit tonë të Jashtëm, Edmond Panaritit: “Na mbetet të punojmë me Greqinë, por shenjat janë pozitive se edhe Greqia do të na mbështesë dhe do të krijohet si të thuash një masë kritike, konsensus, mbështetje politike e domosdoshme”.

Unë nuk di nëse Murati ka të drejtë kur minimizon vlerën që ka TAP në rastin kur Shqip">Shqipëria do të ishte pjesë e tij (“Shqip">Shqipëria do të jetë thjesht vend transit; kjo është një rrethanë pozitive, por asgjë më shumë se kaq, ngaqë, në ndryshim nga vendet e tjera, ne nuk jemi vend që varemi nga gazi, siç varen vendet e Perëndimit, apo siç varen vende si Bullgaria e Ukraina”, thotë në thelb ai), por nuk mund të mos jem me të, kur denoncon sendërgjinë e Shqip">Shqipërisë së varur nga tekat e Greqisë lidhur me pjesëmarrjen në këtë projekt. Projekti TAP është një projekt kolosal, që vihet në lëvizje nga interesa kolosale, dhe në gjithë këtë histori, Greqia është një vend transit pa tagër që të vendosë se cilët do të jenë vendet e tjera transite. Greqia mund të ketë fuqi lobuese më të madhe sesa e jona, gjë që e ka demonstruar plot herë, por ajo nuk mund të ketë fuqi të prishë apo të ndreqë punë në këtë sipërmarrje, ku fuqinë e kanë investitorët, dhe prodhuesit e përdoruesit finalë të gazit.

Myslim Pashaj “i binte fort” ministrit tonë të Jashtëm në një intervistë që ai kish dhënë për “Shqipin” e djeshëm, ndërsa Shaban Murati “e mbante dorën”, teksa merrte në shqyrtim sjelljen e tij. E vërteta është se nuk mund të themi ndonjë gjë të madhe lidhur me ministrin Panariti. Ai sapo është emëruar aty; nuk ka ndonjë përvojë të mëparshme në lëmë të diplomacisë, e nuk është regjistruar asnjë prononcim i tij mbi punët e jashtme të Shqip">Shqipërisë; as për marrëveshjen mbi kufijtë detarë mes Shqip">Shqipërisë e Greqisë nuk dihet të ketë thënë ndonjë gjë, ndonëse buja rreth saj ka qenë e madhe për arsyet që njohim.

Frika në këtë mes është se ai, ashtu si shumë të tjerë, nuk mund të ketë pavarësinë e mjaftueshme të gjykimit. Një dreq e di se si ndodh saktësisht që njerëzit, me t’u graduar diku e me t’u promovuar në profesionin që ushtrojnë, zënë e humbasin pak e nga pak pavarësinë e gjykimit. Sa më e lartë të jetë grada, e sa më i shpejtë e domethënës të jetë promovimi, aq më e madhe është humbja e pavarësisë së gjykimit e të veprimit. Me këtë do të duhet të shpjegohet (jo deri në fund, kuptohet) fakti që, ndër dhjetëra profesionistë, ekspertë, zyrtarë, diplomatë, ushtarakë, asnjëri syresh nuk e hapi gojën për të belbëzuar një dyshim, një hezitim, një pasiguri, a një kundërshti lidhur me marrëveshjen që u shoshit, u debatua, u përgatit e u hartua dhe e cila u hodh poshtë më pas nga Gjykata Kushtetuese. Nuk kanë pasur ç’të thonë, ngaqë kanë pasur bindjen se projekt/marrëveshja ka qenë ok, në mbrojtje, ose të paktën jo në dëm, të interesave nacionale? Po të ishte kështu, do të dilte dikush për të qortuar qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese. Por askush nuk doli. Të gjithë kanë punuar në heshtje për ta finalizuar atë marrëveshje, e të gjithë më pas ranë dakord në heshtje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ka diçka që s’shkon këtu. Nuk di të them nëse kemi të bëjmë me një projekt e solidaritet renegatësh, por që ka diçka që s’shkon, këtë nuk e luan as topi. Dhe shpresoj që ministri i Jashtëm ta gjejë këtë diçka që nuk shkon. Por që ta gjejë, i duhet të nxjerrë në shesh, apo të rikuperojë (nëse e ka humbur) një minimum të pavarësisë në gjykim e veprim. Deri tani nuk ka nxjerrë gjë në shesh. Më saktë, deri tani ka nxjerrë në shesh gatishmërinë e tij për të luajtur blofin, që denonconte dje Shaban Murati.
Shtuar më 14/08/2012, ora 17:47
Tage: Shqip

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori