PSG ka gati 200 milion për Haaland? Zorc: Jemi klub futbolli, jo bankë

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka hedhur poshtë çdo mundësi të largimit të sulmuesit Erling Haaland.

Ka raportime se PSG e do norvegjezin këtë edicion, në rast që e lejojnë Kylian Mbappe të kalojë te Real Madrid dhe janë gati të ofrojnë 200 milionë euro.

Mirëpo, drejtori sportiv i Dortmundit mohon shitjen e Haaland pavarësisht kësaj vlerë të ‘çmendur’.

“Ne jemi klub futbolli, nuk jemi bankë. Pozita mbetet shumë e qartë dhe nuk do ndryshojë”, tha ai.

Ndërkohë, Haaland vazhdon shkëlqimin derisa në ndeshjen e fundit ishte vendimtar në fitore duke shënuar në kohën shtesë të kohës së rregullt.


Shtuar 29.08.2021 18:41

Tags: ,