Lajmi i keq nga Italia: Shkon në 23 numri i mjekëve heronj që humbin jetën nga COVID-19

Lista e mjekëve që po ndërrojnë jetë gjatë epidemisë Covid-19 është duke u zgjatur.

Rreth 19 nga 23 mjekët e vdekur kanë punuar në rajonin e Lombardisë, zona më e dëmtuar nga koronavirusi.

Katër të tjerët kanë punuar në Napoli (Italia e Jugut), Emilia Romagna (Italia në veri) dhe Marche (Italia qendrore).

Rreth 4,824 punonjës shëndetësorë janë infektuar nga koronavirus, sipas raportit të fundit të institutit të botuar të Dielën.


Shtuar 23.03.2020 17:47