Digjet gjatë natës makina në Vlorë, ende të paqarta shkaqet

Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në zonën njohur si ish-fusha e Druve në qytetin bregdetar.

Burimet bëjnë me dije  se është djegur automjeti tip Ford me targa AA 218 EC i cili ka qënë i parkuar në oborin e banesës në afërsi të ish fushës së druve në Vlorë.

Nuk dihen deri më tani shkaqet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton.

 


Shtuar 22.05.2021 08:27