Stresi, cilat janë pasojat më të tmerrshme që ai sjell?

Stresi shkakton:

Lodhje

Stresi shkakton lodhje, dhe shumë madje. Pas adrenalinës së momenteve të para të stresit, trupi kërkon të mbajë një ekuilibër të duhur, pra të vetëkontrollohet, por në këtë mënyrë, ai lodhet shumë duke qenë se kundërvepron ndaj trurit dhe mendjes.

Probleme me dëshirën seksuale

Truri impenjohet që të zgjidhë arsyen e shkakut të stresit, ndërsa emocionet janë konfuze. Por, mbi të gjitha, në kushtet e një stresi të fortë, rrezikohet të humbisni disa aspekte të jetës, personale ose në çift. Dëshira seksuale ka të ngjarë që të ndikojë negativisht në jetën intime.

Probleme me tretjen

Janë të shumtë personat që e vuajnë stresin në mënyrë të bezdisshme, me probleme në sistemin tretës, dhembje barku dhe vështirësi të tilla si përzierje, vjellje e deri aciditet në stomak e gastrit.

Shenja në lëkurë

Tensioni nuk i bën mirë as lëkurës. Ngjyra e saj zbehet, shkëlqimi venitet dhe në sipërfaqe dalin puçrra, por edhe rrudha.

Humbje të kujtesës

Kur njeriu kalon një ngarkesë të fortë me stres ose një periudhë ankthi të tejzgjatur, truri mund të humbasë disa nga funksionet e tij, e sidomos atë të kujtesës.

Shëndoshje

Duke u stresuar, duke i kushtuar pak vëmendje vetvetes, duke ngrënë në mënyrë jo të rregullt, duke bërë pak aktivitet fizik, ka shumë mundësi që të shëndosheni si kurrë më parë.

Net pa gjumë

Shqetësimet dhe tensioni, streset dhe ankthi janë pa dyshim elemente të dëmshme për çlodhjen, armiq të betuar të një gjumi të mirë.

Rënie të flokëve

Edhe lëkura e kokës e ndien shumë stresin. Tensioni dhe shqetësimet i “dobësojnë” flokët, duke u hequr atyre shkëlqimin, ndërsa ata fillojnë të bien shumë.

Dhembje shpine

Akumulimi i tensionit i bën keq shëndetit dhe veçanërisht shpinës. Tensionet emotive dhe psikologjike mund të përkthehen edhe në tensione muskulore.

Dhembje koke

Një nga pasojat më të shpeshta të stresit, është dhembja e kokës, e cila mund të manifestohet në disa versione të mundshme, por migrena është më dominuesja.


Shtuar 24.08.2020 16:52