Wijnaldum shpreh pakënaqësi ndaj Barcelonës: Nuk ishin serioz për mua

Ylli i Liverpoolit Georginio Wijnaldum i ka adresuar spekulimet mbi të ardhmen e tij gjatë kësaj vere, duke potencuar se interesimi i Barcelonës për atë ishte “jo serioz”.

Mesfushori holandez ishte lidhur fuqishëm me një kalim në “Camp Nou” për t’u ri-bashkuar me ish-trajnerin e tij në kombëtare Ronald Koeman.

Herët këtë vit, Wijnaldum hyri në vitin e fundit të kontratës së tij me kampionët e Premier Ligës, por ai ka deklaruar se kurrë nuk ishte aq afër largimit nga “Anfield Road”, ashtu siç ishte raportuar.

“Nuk mendoj se ata ishin serioz. Ju keni lexuar diçka më shumë, ose diçka më shumë do të duhej të ndodhte”, tha Wijnaldum.

“Kontrata ime është valide edhe për 10 muajt e ardhshëm dhe unë do të qëndroj në Liverpool. Në futboll nuk i dihet kurrë. Të shohim se çfarë mund të ndodh”, deklaroi më tutje mesfushori holandez.


Shtuar 7.10.2020 10:59