Zyrtarizohet koalicioni ASH-BESA
Sot u bë zyrtare koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Afrim Gashi i Lëvizjes Besa dhe Elmi Aziri i Aleancës për Shqiptarët dolën në konferencë për shtyp ku theksuan se ky bashkëpunim do të jetë shumë frytëdhënës me 29 Tetor.

"Shfrytëzoj rastin që të gjithë aktivistëve, simpatizantëve të jenë aktiv aq sa ishin aktiv në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale dhe është shumë i rëndësishëm ky koalicon të përkrahet dhe ky koalicion të del shumë i sukses’shëm", theksoi Aziri.

Afrim Gashi i Lëvizjes Besa u shpreh se kanë vendosur që Lëvizja Besa të përkrahë në 5 komunat ku Aleanca garon në rrethin e dytë kurse Aleanca ta përkrahë Besën në 7 komuna, si dhe theksoi se nuk është e rëndësishme që pse më herët ky koalicion nuk u bë, por është me rëndësi që ky koalicion të ketë sukses dhe të jenë aktiv të votojnë bashkarishtë kandidatët tonë të përbashkët.

Po ashtu Gashi theksoi se ky koalicion mund të jetë edhe një koalicon për zgjedhjet e ardhshme që mund të mbahen. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori