Zyrtarizohet kandidati i PDSH-së për komunën e Strugës
Kuvendi zgjedhor i degës së PDSH-së në Strugë caktoi kandidatin për kryetar komune dhe bartësin e listës.

Në mbledhjen e mbajtur në mbrëmje në Strugë, për kryetar komune do të garojë Pëllumb Vlashi, biznesmen nga Struga.

Ndërsa bartës të listës së këshilltarëve do të jenë Mendi Asani, Mustafa Murtishi dhe Astrite Kaba.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi bëri thirrje për të votuar kandidatin e tyre, sepse sipas tij, PDSH është opozita e vetme e vërtetë shqiptare, e cila do ti mbrojë interesat e shqiptarëve në Maqedoni, njofton INA.

Ai shprehu rrezikun e votës shqiptare për partinë maqedonase LSDM, sepse sipas tij, ky është një skenarë që po përgatitet kundër interesave të shqiptarëve. /abeu.com/
Shtuar më 09/09/2017, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori