Talat Xhaferi shpallet zyrtarisht kryetari i Kuvendit të Maqedonisë
Zyrtarizimi i Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, i cili hyri mbrëmë në fuqi, u publikua edhe mëngjesin e sotëm në "Gazetën Zyrtare".

"Numri i sotëm i 'Gazetës zyrtare' është shtypur, në vijim është distribuimi ku do të përgatitet dhe vendoset edhe në botimin elektronik", informojnë nga NP "Gazeta zyrtare".

Kutjojmë se Talat Xhaferi u votua me 61 vota, gjë e cila shkaktoi dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, ku mbetën të lënduar disa deputetë.

Ndërkohë, më 4 maj Talat Xhaferi njoftoi presidentin Gjorge Ivanov se është formuar shumica e re parlamentare e cila ka krijuar kushtet për të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2017, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori