Zyrtari i lartë i Brukselit takohet me nënshkruesit e Përzhinos
Drejtori i Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, do të takohet sot në Shkup me liderët e katër partive politike, nënshkrues të marrëveshjes Përzhino.

Ai vjen për vizitë në Maqedoni një ditë para shpërbërjes së paralajmëruar të Parlamentit.

Dje në Bruksel Danielsson u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, ku biseduan për gjendjen aktuale politike në vend. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2016, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori