Zyrtari europian: Nuk jeni gati për zgjedhje më 5 Qershor
Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Cristian Danielson, i bëri apel liderëve politikë në Maqedoni se ka ende shumë punë deri te zgjedhjet parlamentare.

Ai ftoi lidershipin në qeveri që të punojë shumë për të arritur zgjedhjebesueshme dhe demokratike.

"Unë i bëj thirrje të gjitha partive dhe institucioneve shtetërore që të punojnë bashkarisht e të vetmin qëllim që në Maqedoni të mbahen zgjedhjebesueshme dhe në zgjedhje të marrin pjesë partitë politike", ka deklaruar Danielson.

Ai foli edhe për mediat në Maqedoni, të cilat propagandojnë në favor të ish kryeministrit Nikolla Gruevskit. Ai kërkon një informim të balancuar pasi informimi luan rrol kyç për zgjedhjebesueshme.

"Për mua janë shqetësuese ankesat që bëhen kur kërcënohen votuesit, partitë nuk duhet ta bëjnë këtë, ndërsa institucionet shtetërore duhet ti sanskionojnë ata", vijoi zyrtari europian.

Cristian Danielson ka kërkuar nga mediat në Maqedoni që të mos e sulmojnë PSP-në, pasi KE e mbështet fuqishëm Prokurorinë Speciale e cila është garantuese e sundimit të ligjit. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2016, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori