Zyrtarët shqiptarë vendosën lule te pëmendorja e Skënderbeut
Sot në Sheshi "Skënderbeu" në Shkup, zyrtarët shqipatrë vendosënkurora me lulë përpara shtatores së Skënderbeut, ku morën pjesë shumë figura të rëndësishme të jetës politike shqiptare, në mesin e tyre edhe lideri i BDIsë Ali Ahmeti.

"Sot fillojnë ditët e shënimit të 550 vjetorit të shënimit të vdekjes së Skënderbeut kombëtarë shqiptarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo figurë ka qenë frymëzim për të gjithë popujt e shtypur, dhe i njëjti mbetet figura qendrore dhe më emblematike për të gjithë popujt liri-dashes. Sot me krenari e them, se MO është fryma "Skenderbegiane", dhe me krenari sot këtë figurë të madhe e përkujtojmë, përkundër asaj që pushtuesit e ndryshëm kanë bërë përpjekje që veprat e këtij burri të madh të shlyhen, dhe të vendosin sundimet e tyre gjakatare mbi këto treva. Kjo figurë ndër vite është përkujtuar nga shumë artistë, muzicient, politikan, e shumë figura tjera, dhe prandaj e them se sot me kënaqësi e kujtojmë", tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori