Zyrtare/ LSDM nuk ndryshon emrat e ministrave për qeverinë teknike
Ka përfunduar mbledhja e Komitetit qendror të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), e cila ka vendosur për të mos ndryshuar emrat e ministrave dhe zv. ministrave plotësues për qeverinë teknike.

Pra, Oliver Spasovski kthehet në MPB, Frosina Remenski do të rimarrë pozitën e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Kire Naumov vazhdon në pozitën e zv. ministrit të Financave, Aleksandar Kiracovski në atë të Shoqërisë Informatike dhe Ljupço Naumovski, zv. ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.

Siç u raportua edhe më herët, risia e kësaj mbledhje është hyrja e gazetarit Muhamed Zekiri në LSDM. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 21:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori