Zyrtare / KSHZ: Fushata zgjedhore fillon më 21 nëntor
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përmes një komunike thekson se fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për deputetë të planifikuar për 11 dhjetor, do të fillojë zyrtarisht më 21 nëntor.

Ndërkohë, partitë politike kanë filluar tashmë takimet me qytetarët nga Maqedoniadhe përplasjet e tyre të para.

Një ditë më parë roja i Zoran Zaev është aksidentuar rëndë, dhe sipas medieve, aksidenti i tij mund të jetë për shkaqe politike.

Komisioni Europian i ka bërë thirrje politikanëve maqedonas që zgjedhjet t'i përmbahen kushteve, të lira dhe demokratike, pasi kjo është një nga detyrat e Maqedonisë për përmbusjen e kërkesave drejt Bashkimin Europian. /albeu.com/

Shtuar më 16/11/2016, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori