Dhunonte vazhdimisht gruan dhe e kanosi me thikë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arritur të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Një 42-vjeçar ka rënën në pranga pasi kanosi me thikë bashkëshorten e tij.

Mësohet se shtetasi F.SH, ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetates J.SH dhe ka qenë kjo e fundit që e ka kallëzuar në polici.

Gjatë kontrollit në banesë, 42-vjeçarit iu gjet një armë sportive që e mbante pa leje, gjithashtu i është sekuestruar edhe thika, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari që ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me thikë.

Gjatë kontrollit në banesë, 42-vjeçarit iu gjet një armë sportive, që e mbante pa leje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja J. Sh. se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht dhe e kishte kanosur me armë të ftohtë (thikë), kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 42 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë sportive (pushkë), e cila u sekuestrua së bashku me thikën, në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

 


Shtuar 30.03.2022 15:36