Viti i Ri Hënor, të shtëna me armë në Kaliforni, disa të plagosur

Policia në Kaliforni i është përgjigjur të shtënave më armë që kanë lënë disa të plagosur, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Incidenti ndodhi në Monterey Park, që ndodhet rreth tetë milje (13 km) në lindje të Los Anxhelosit, pas orës 22:00 me orën lokale të së shtunës (06:00 GMT të dielën).

Mijëra njerëz ishin mbledhur më herët në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park.

Ende nuk është e qartë se sa njerëz janë qëlluar apo nëse dikush ka vdekur.

Videot në rrjetet sociale treguan një prani të madhe policie në zonë.

Festivali vjetor i Vitit të Ri Hënor është një ngjarje gjatë fundjavës që ka tërhequr më parë turma prej më shumë se 100,000 vizitorësh.

Festimet e së shtunës mbrëma ishin planifikuar të përfundonin në orën 21:00 me kohën lokale.

/Albeu.com/


Shtuar 22.01.2023 10:31