ZYRTARE/ E mbështetën shqiptarët, me sa vota fitoi Pendarovski kundër kandidates së Gruevskit

KSHZ në faqen e saj ka publikuar rezultate nga 100 për qind e votave të numëruara. Sipas rezultatit edhe zyrtarisht Stevo Pendarovski është presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, me mandat prej 5 viteve.

Ai në këto zgjedhje, ka arritur të fitojë 436.212 vota ose 51.66 për qind. Kundër kandidatja, Gordana Siljanovska, ka fituar 377.713 vota, ose 44.73 për qind. Vota të pavlefshme janë shpallur 30.442 fletëvotime, ose 3.61 për qind.

këto zgjedhje dolën për të votuar 844.365 qytetarë dhe dalja në votime ka qenë 46.70 për qind, duke bërë kështu që të arrihet censusi i nevojshëm për të shpallur një kandidat president që ka qenë 40 për qind./InfoShqip.com
Shtuar më 06/05/2019, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori