Zyrtare, Volers ambasador i SHBA-ve
Pol Volers
Ambasadori i ri i SHBA-së në Maqedoni është shpallur zyrtarisht dje diplomati Pol Volers. Emri i tij kishte kohë që përflitej si ambasadori i mundshëm i SHBA-ve në Maqedoni por vetëm dje ka marrë besimin e Senatit amerikan, duke u shpallur kështu zyrtarisht ambasador.

Ai zëvendëson ish-ambasadorin Filip Riker, i cili mujin e kaluar përfundoi mandatin. Volers ka një përvojë diplomatike në Maqedoni, pasi që tre vite më parë ai ka ushtruar detyrën e zëvendës ambasadorit gjatë mandatit të ambasadores amerikane Xhilian Millovanoviç. /albeu.com/


Shtuar më 04/08/2011, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori