Zyberi: Marrëveshja e Ohrit nuk lindi nga konflikti etnik
Pëlqej
Ish-nënshkruesi i Marrëveshjes së Ohrit, Naser Zyberi tha se MO-ja nuk është produkt i konfliktit etnik, por i diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve që nga vitit 1991.

Sipas tij, dokumenti parasheh që institucionet të respektojnë mekanizmin e dyfishtë të Badinterit, Komitetit për marrëdhënie etnike, strukturën e ndërtimit të disa institucioneve, që duhet të flasin mbi kulturën e parimit të mirëbesimit.

"Mirëpo, këto nuk janë arritur. Mbetet detyrë e qeverisë, edhe e Sekretariatit që të punojë që këto institucione të funksionojnë në parimet e lartpërmendura", shtoi ai.

Naser Zyber tha në fund se në fakt ka një ekstremizëm të palëve sot në Maqedoni, pasi Ali Ahmeti kërkoi 25 deputetë për shqiptarët, ndërsa Gruevski 62 deputetë për maqedonasit, për të përjashtuar shqiptarët. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2014, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori