Zyberi angazhohet për zgjidhjen e pabarazisë në sektorin privat
Në shumë kompani vendore pjesëtarët e bashkësive më të vogla, ende nuk kanë mundësi të punësohen, respektivisht në numër të madh të ndërmarrjeve ende ekziston pabarazi dhe diskriminim, tha Naser Ziberi, kandidat i BDI-së për kryeministër, gjatë vizitës së tij të sotme në kompaninë "Montenegro" në Gostivar.

Ai me këtë rast tha se kjo do të jetë një ndër çështjet e shumta që ai si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut do t’i zgjidh.

"Derisa gjatë dy viteve të fundit baraziasektorin publik dhe administratë është përmirësuar dukshëm, në sektorin privat ende jemi larg asaj që e quajmë mundësi të barabartë. Kur flas për barazi, nuk mendoj vetëm për shqiptarët, por edhe për turqit, boshnjakët dhe bashkësitë tjera më të vogla. Kjo nga shkaku pasi barazia nuk është vetëm domosdoshmëri për shoqërinë bashkëkohore, por ajo e përforcon ekonominë", tha Ziberi.

Gjatë fjalimit të tij, kandidati i BDI-së për kryeministër, Naser Ziberi, tha se pasi të votohet për kryeministër, një nga iniciativat e tij të para do të jetë pikërisht baraziasektorin privat.

"Për çdo punësim të ri, i cili do ta përmirësojë përfaqësimin e barabartë në kompani, shteti do të mbulojë 50 për qind nga kontributet sociale. Qëllimi i kësaj mase është t’i motivojmë pronarët e ndërmarrjeve që të rrisin barazinë në kompanitë e tyre dhe në të njejtën kohë të krijojnë një atmosferë të mundësive të barabarta", tha Ziberi.

Përveç kësaj mase, Ziberi u shpreh se si kryeministër do të marrë vendim, me të cilën çdo kompani do të fitojë nga 1500 euro për çdo të punësuar të ri për herë të parë. Në mënyrë shtesë tha se që të rriten investimet, shteti kompanive të vogla dhe të mesme do t’u ndajë nga 5 deri 10 mijë euro furnizim të pajisjes së nevojshme.
Shtuar më 27/06/2020, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori