Zvrlevski kërkon rrogë pa punuar për 12 muajt e ardhshëm
Me ligjin për punë tek zyrtarët shtetërorë në mes tjerash shkruhet se nëse një zyrtar kryen funksion publik dhe pastaj dorëhiqet nga ai post atëherë ai mund të kthehet dhe të punojë në punën e vjetër.

Zvrlevski para se të emërohej në Prokurorinë Themelore Publike si kryeprokuror, ka qenë duke punuar në Prokurorinë publike – Shkupi 1, si prokuror.

Ai me shkarkimin më 17 gusht tanimë nuk ka mundësi të kthehet në vendin e njejtë.

Pas shkarkimit ai ka aplikuar për marrjen e rrogës pa punuar që ndryshe njihet si apanazhë e cila i siguron kushte të rrogës së njejtë si në punën e mëparshme për një vit, 12 muaj, shkruan Telegrafi.

Këtë kërkesë e ka lëshuar Zvrlevski tek komisioni për Emërime dhe zgjedhje në Kuvend dhe tani pritet që të diskutohet. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 19:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori