Zvicra mbështet Gostivarin
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti një delegacion nga Ambasada e Zvicrës, ku të pranishëm edhe drejtori i ndërmarrjes publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi, përfaqësues nga Zyra e projekteve dhe sektori juridik.

Në takim kryesisht u bisedua për projektin e përkrahur nga Qeveria Zvicerane për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Gostivarit, që së shpejti pritet të filloje. Përfaqësuesit programit SECO dhe SDC, e njoftuan udhëheqjen komunale për aktivitet që janë ndërmarrë dhe që do të ndërmerren për fillimin e projektit në muajt e ardhshëm. U konkretizuan hapat e mëtejshme për realizimin sa më të suksesshëm të projektit

Kryetari nëpërmjet përfaqësuesve të ambasadës, falënderoi popullin zviceran për mjetet që shteti i tyre ka ndarë për financimin e një projekti shumë domethënës për qytetarët e Gostivarit.

Ndërkaq, drejtori, i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi tha se bëhet fjalë për një projekt serioz që Gostivarit me decenie i ka munguar.

Ueli Ramseier, projekt menaxher i programit SECO për Maqedoni, tha se qytetarët e Gostivarit duhet të pinë ujë të pastër ashtu siç del nga burimi. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 18:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori