Zvicra dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin
Në rezidencën zvicerane u promovua Strategjia e Bashkëpunimit të Zvicrës me Maqedoninë në periudhën 2013-2016">2013-2016, në të cilën ishte edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi.

Zvicra është përpjekur gjithmonë që të sigurojë një mbështetje dhe bashkëpunim përkatës. Strategjia e Re për Bashkëpunim me Maqedoninë për periudhën 2013-2016">2013-2016 është planifikuar që të realizohet përmes bashkëpunimit në tri fusha: Menaxhimit demokratik dhe decentralizimit, Zhvillimit ekonomik dhe Ujërat, njofton INA.

Sipas ambasadorit zviceran Llazaroto, qëllimi më i gjerë për këtë Strategji për bashkëpunim është që Zvicra ta mbështes tranzicionin e Maqedonisë drejtë ekonomisë sociale inkluzive tregtare dhe sistemit demokratik politik në kontekst të integrimit evropian në vend.

Për realizimin e këtyre qëllimeve të Strategjisë do të dedikohen 85 milion franga zvicerane. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori