Zvicër, peticion kundër rastit "Monstra"
Pëlqej
Sot pritet që në disa qytete të Zvicrës të nisë mbledhja e nënshkrimeve për peticionin kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve në rastin "Monstra".

"Ky peticion do të realizohet nëpërmjet hapjes së pikave të ndryshme nëpër qytetet e Maqedonisë ku qytetarët nëpërmjet nënshkrimit do të japin kontributin e tyre kombëtar dhe njerëzor. Për realizimin sa më të suksesshëm të këtij peticioni si formë e ndërgjegjësimit kombëtar do të hapen pika të ngjashme edhe jashtë Maqedonisë", shprehet kryetari i Këshillit Organizativ të Protestave, Bedri Ajdari.

Organizatorët i bënë thirrje shoqërisë civile dhe qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë të firmosin peticionin në kërkim të drejtësisë për shqiptarët e pafajshëm.

Sipas drejtuesce të këtij këshilli bëhet me dije se nuk do të ketë protesta. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori