Zvërlevski dhe gjykatësit e afërt me VMRO-në kanë penguar Specialen?
Duhej të kalojnë dy vite të plota që të dalë në shesh se ish shefi i Sektorit për vepra të dënueshme pranë Gjykatës Supreme (vetë ose në bashkëpunim me tjerë) është organizatori i bojkotit juridik ndaj mundësisë ligjore për hetime të veprave kriminele nga ana e Prokurorisë Speciale Publike dhe ngritjen e procedurave adekuate.

Në hulumtimin e portalit Sudstvo.mk, të cilin sot zyrtarisht e ka konfirmuar edhe Gjykata Supreme e Maqedonisë, doli në shesh se shefi i atëhershëm i Sektorit për vepra të dënueshme pranë Gjykatës Supreme, me kërkesë paraprake të ish kryetarit të gjykatës numër një Vlladimir Pançveski, kokë më vete ka vendosur në emër të Sektorit se është e nevojshme që prokurori nga PSP duhet të legjitimohet në mënyrë adekuate lidhur me kompetencat e veta, e që ka të bëjë “me ngjarje konkrete penale juridike”.

Sipas njoftimit të sotëm të Gjykatës Supreme, mashtrimi është bërë në atë mënyrë që Sektori asnjëherë nuk është prononcuar lidhur me këtë, por personalisht ish kryetari i Sektorit në emër të vet është përgjigjur në emër të tjerëve.

PSP që nga formimi i vet zhvillonte betejë që t’i marrë të gjitha rastet nga Prokuroria Publike që të ketë qasje në MPB dhe te Drejtoria e pestë pranë DSK-së me qëllim që të konfirmojnë nëse ekzistojnë vërtetë krimet për të cilët u paraqitën indikacione nga “bombat”.

Ndaj këtyre tentimeve u bënë obstruksione në kohën e qeverisjes VMRO-BDI thuajse nga të gjitha institucionet shtetërore dhe nga Prokuroria Publike, kurse ky skandal tregon se një gjë e tillë është përkrahur edhe nga ish kryetarja e Gjykatës Supreme. PSP në fillim të vitit 2017 mbajti një pres konferencë në të cilën theksuan se vetëm ata mund të vendosin se cila lëndë është në kompetencat e tyre për shkak se të gjitha bisedat që i posedojnë nuk janë publikuar në opinion dhe se vetëm ata mund të vlerësojnë në bazë të materialeve që i posedojnë nëse duhet të kërkojnë ndonjë lëndë të caktuar dhe nëse kanë ingerenca ndaj asaj lënde.

Kjo më së shumti vlente për lëndë që PSP i kërkonte për të vepruar nga prokuroritë tjera, e të cilat nuk iu dorëzuan edhe pse në pajtim me Nenin 11 paragrafi 2 nga Ligji për PSP-në me kërkesë të shkruar nga kjo prokurori, prokuroritë publike janë të obliguara në afat prej 8 ditëve të dorëzojnë cilën do lëndë që e procedojnë që të vendoset nëse ajo lëndë është në kompetenca të PSP-së në pajtim me ingerencat e tyre ligjore të parapara me ligjin për punën e PSP-së.

Gjatë kësaj p periudhe prokurorja publike Katica Janeva kërkoi që t’i dorëzohen rastet “Shpresa”, “Magjar Telekom”, “Spiuni”, “Ryshfeti” si dhe lënda “Puçi” në të cilën akuzohej edhe ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski.

Prej këtyre rasteve për opinionin shqiptar është i rëndësishëm rasti “Magjar Telekom” sepse ekzistojnë dëshmitarë që thonë se në këtë rast ryshfet disa milionësh ka marrë binomi i BDI-së, Ali Ahmeti-Musa Xhaferi.

Mirëpo Prokuroria Themelore Publike nuk ua dha këto raste me sqarim se ato nuk burojnë nga materialet e përgjuara edhe pse prokuroria e Marko Zvërlevskit nuk kishte qasje te “bombat” që LSDM ia dha PSP-së, transmeton Gazeta Lajm.

Kulmi i këtyre obstruksioneve me të cilat përballej PSP ka qenë edhe ky mendim i kontestueshëm ose i rrejshëm juridik, i cili është dërguar deri te gjykatësit në Gjykatën Penale nga ana e Gjykatës Supreme, pas të cilit edhe më tepër u komplikua puna e PSP-së në atë periudhë.

Tani është në radhë Prokuroria Publike në krye me Lubomir Jovevskin të hetojë dhe të prononcohet pas denoncimit nga ana e Gjykatës Supreme, nëse me veprimin e këtillë është bë vepër penale, sepse shumë njohë të rrethanave në sferën e gjyqësorit thonë se Zvërlevski dhe ish kryetarja e Gjykatës Supreme kanë qenë të afërt me VMRO-DPMNE-në, partnerit gati 10 vjeçar të BDI-së.


Shtuar më 05/04/2018, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori