Zv.drejtori maqedonas kërcënon: Do ta përsëris 2001-shin
Pëlqej
Shkolla e mesme "Marija Kiri" ne Shkup po ballafaqoht me probleme të shumta.

Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle me tendencë ka caktuar profesorë maqedonas që të japin mësim në paralelet e nxënësve shqiptarë.

Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e nxënësve, por edhe të prindërve shqiptarë.

“Problemet janë me vite për shkak se zv.drejtori me vetë iniciativë profesorët maqedonas i fut që të ligjërojnë në paralelet shqipe. Ligjërisht nuk qëndron kjo” thotë për Portalb, përgjegjësi për paralelet shqipe Bilgin Hajredini.

Kryetari i Këshillit të prindërve , Bejtulla Islami, ka thënë se ka dashur të dialogojë me zëvendësdrejtorin maqedonas,por se ai ka qenë arrogan, madje duke përmendur se "do ta përsëritet 2001-shi".

“Këshilli i prindërve ia ka tërhequr vërejtjen, por ai në asnjë moment nuk u ndal. Kërkojmë që nëpër komisione të ketë profesor shqiptarë sepse tani për tani në komisione janë vetëm maqedonas. Kërkojmë dygjuhësi dhe dokumentacioni të jetë edhe në gjuhën shqipe e cila fare nuk respektohet në këtë shkollë”, thotë Bejtullai.

Shkolla e mesme "Marija Kiri" ka 47 % të nxënësve shqiptarë dhe 53 % të nxënësve maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori