Zv/drejtori i Agjencisë për Investime punëson vetëm maqedonas
Derisa vendet e drejtorëve shqiptarë të BDI-së nëpër drejtoritë dhe agjencitë qeveritare ngelen të zbrazta, zv/drejtorët e VMRO DPMNE-së vazhdojnë të punësojnë vetëm maqedonas nëpër institucione shtetërore.

Në konkursin e fundit të Agjencisë për InvestimeHuaja, për pranimin e promotorëve ekonomik në Dallas dhe Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Osllo të Norvegjisë, nuk është pranuar asnjë shqiptar.

Disa nga kandidatët e eliminuar thonë se ka pasur shqiptarë të cilët kanë përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara, por Agjencia për InvestimeHuaja ka gjetur arsye banale për ti refuzuar aplikimet e tyre. Konkursi i fundit nuk është i vetmi rast që zv/drejtori i Agjencisë shfrytëzon mungesën e drejtorit shqiptarë për të pranuar ekskluzivisht maqedonas në Agjencinë për InvestimeHuaja. Para pak kohësh ishte mbyllur konkursi edhe për mbi 15 të punësuar në këtë Institucion, ku gjithashtu nuk është pranuar asnjë shqiptar, transmeton Alsat-M.

Zv/drejtori i kësaj Agjencie Kliment Shekerovski edhe pse premtoi se do të japë shpjegimin e tij për këto konkurse, ai u bë pishman dhe nuk përgjigjej në thirrjet telefonike.

Heshtje edhe në BDI, e cila nuk sqaron arsyet e vonesës së emërimit të drejtorëve nëpër institucione, tashmë 6 muaj nga formimi i Qeverisë. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi në një deklaratë për Alsat në shtator të vitit të kaluar, paralajmëronte se drejtori i Agjencisë për InvestimeHuaja dhe disa institucioneve të tjera do të emërohet së shpejti.

‘Është emëruar drejtori i Postave të Maqedonisë, së shpejti pritet edhe emërimi i drejtorit në Agjencinë për Investimeve të Huaja dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza’, deklaronte Abdilaqim Ademi, Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së (21.09.2014).

3 muaj pas kësaj deklarate, Agjencia për InvestimeHuaja dhe institucionet e tjera vazhdojnë të mbeten pa drejtorë shqiptarë, ndërsa rolin e tyre e bëjnë zv/drejtorët maqedonas./albeu.com/

Shtuar më 05/01/2015, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori