Zvarritet ``Ligji për Gjuhët`` në Maqedoni
Pëlqej
Pasi me nenin 121 të Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, në leximin e dytë të Ligjit të Gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane parashihet edhe prania e përfaqësuesit të Qeverisë seanca e sotme shkoi në pauzë ne afat të pacaktuar, raporton Portalb.mk.

Siç njoftoi kryetari i Komisionit, Artan Grubi, përfaqësuesi i Qeverisë ishte Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.

“Pasi sot në leximin e dytë nuk është përfaqësuesi i Qeverisë, i cili duhej të ishte ministri i Drejtësisë dhe zëvendësministri i Drejtësisë, në mungesë të tyre shpalli pauzë të seancës ku duhet të behet leximi i dytë i ligjit të gjuhëve”, tha Grubi.

Grubi nuk njoftoi se në për sa kohë mund të rikthehet seanca e leximit të dytë të ligjit të gjuhëve. Përndryshe, rendi i ditës ku ishte leximi i dytë i ligjit të gjuhëve u miratua me 9 vota “pro”, dhe asnjë “kundër” dhe “përmbajtur”

Ndryshe, Komisioni duhej t’i shqyrtojë amendamentet e parashtruara rreth tekstit të propozuar që më pas, ligji të shkojë në lexim të dytë në mbledhje plenare në debat, pas çka do të pasojë deklarimi final i deputetëve rreth tekstit.

Nevoja për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve u votua nga deputetët më 15 nëntor të këtij viti. “Pro” votuan 66 deputetë, ndërsa 41 ishin “kundër”.

Debati i ligjit të gjuhëve në lexim të parë zgjati 8 ditë, dhe që në të tetë ditët deputetët e VMRO-DPMNE-së të njëjtin e vlerësuan si “antikushtetues” dhe “ligj që nuk i plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”. “Kundër” ligjit të gjuhëve në lexim të parë ishte opozitarja VMRO-DPMNE.
Shtuar më 11/12/2017, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori