Zv/kryetari shqiptar i Butelit përdhos gjuhën shqipe (FOTO LAJM)

Në një postim në Facebook, zëvendëskryetari shqiptar i Komunës së Butelit, si dhe këshilltari komunal i BDI-së në këtë komunë, Naim Saliu duke informuar se zyrtarisht ka marrë vendimin për "zëvendëskryetar të Butelit", në dy fjali në profilin e tij në Facebook, ka shkruar plot nëntë gabime.

"Te nderuar shok dhe dashamir sot murem mbi supet tona edhe nje obligim un mora postin e ZAVENS. KRYETARIT. te KOMUNES.BUTEL", shkruan zëvendëskryetari i Butelit, Naim Saliu.

Gabime të tmerrshme gjuhësore zëvendëskryetari shqiptar i Butelit përdorë edhe në secilën përgjigje në urimet që ai ka marrë nga miqtë e tij në FB. "Shendet dhe seksese patshi gjithmon.flm.", përgjigjet Saliu në një urim nga një mik i tij. koha.mk/




Shtuar më 11/02/2018, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori