Zoran Zaev sërish në Prokurori për rastin “Puçi”
Lideri i opozitës Zoran Zaev sipas informacioneve të fundit do të paraqitet sërisht para prokurorit publik për rastin “Puçi”. Kjo është hera e tretë që Zaev paraqitet në prokurori për veprën që ngarkohet nga MPB gjegjësisht dhunë ndaj zyrtarëve të organeve më të lartë shtetërorë në tentativë.

Sipas avokatit të Zaevit, ai ende është duke i shqyrtuar provat e ngritura ndaj tij. Përveç Zaevit, për rastin “Puçi” para prokurorit publik janë paraqitur dhe katër të dyshuarit e tjerë, Verushevski, gruaja e tij, bashkëpunëtori i Zaevit nga Strumica dhe një person që ka punuar në DSK. Ndërsa i dyshuari i gjashtë e pranoi fajin dhe u morr vesh për dënim me burg prej 2 viteve.

Ndërkohë pritet që në mesditë në Prokurori të paraqitet dhe ish-drejtori i DSK Zoran Verushevski, për të dhënë dëshmi në lidhje me rastin “Puçi” , ku Verushevski u arrestua dhe akuzohet vetëm se dyshohet për armë mbajtje pa leje.

Përveç Verushevskit, u arrestua dhe gruaja e tij Sonja, e cila është gjithashtu është nën arrest. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori